• |
ide | kryesore

Rama sulmon sërish Akademinë e Shkencave: I ka mbetur vetëm emri…

Lajme, Të fundit



Gjatë një takimi me maturantë ekselentë, kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe konfliktit të tij me Akademinë e Shkencave, për të cilën tha se i ka mbetur vetëm emri.

“Akademisë së Shkencave i ka mbetur vetëm emri. Kërkoj nga studentët që të përfshihen në debat për gjërat që duhet të ndryshojnë”, është shprehur Rama.

Ndërkohë që siç është raportuar më herët, Akademisë së Shkencave i janë ndërprerë fondet. Anëtarët e kësaj akademie kanë kërkuar takim me Kryeministrin. Ky i fundit ka kundërshtuar rizgjedhjen në krye të këtij institucioni të Gutar Beqirajt.

©LAPSI.al 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *