• |
ide | kryesore

‘Shpikja’ e Ramës për sahat te puset e ujit, zv.ministri shpjegon si do të veprohet

Lajme, Të fundit



Hantin Bonati zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë ka sqaruar sot me detaje operacionin kundër informalitetit në furnizimin me ujë të pijshëm.

Duke folur për News 24 ai është ndalur edhe te deklarata e kryeministrit Rama për pajisjen e puseve me sahat dhe autorizime përkatëse për shfrytëzimin sipas tij të ujërave nëntokësore kombëtare.

Ai theksoi se puset nuk do të mbyllen, por do të legalizohen, brenda dispozitave ligjore. Zv.ministri tha se brenda 2018-ën puset do të pajisen me leje.

“Gjej rastin për të sqaruar disa detaje. Ujërat, janë trajtuar si mall pa zot. Kemi pasuri ujore, por i kemi keqtrajtuar. Jo që kush e konsumon atë, ti bjerë më qafë të tjerëve. Aksioni do nis nga industritë. Subjekti duhet të pajiset me një leje nga këshillat e baseneve ujore. Këto këshilla bëjnë analiza se ku mund të përdoren këto ujëra nëntokësore dhe ku jo. Të gjithë që do përdorin këto ujëra do shihet nëse dëmtojnë apo jo. Ideja është që puset nuk do mbyllen, do legalizohen. Këto analiza që do bëhen të jenë investime të qëndrueshme. S’po flasim për mbyllje pusesh. Brenda vitin 2018 do të merren masa për të gjithë subjektet që të jenë pajisur me leje, të kenë vendosur matësa. Kuadri ligjor do caktohet dhe vlera e tarifës që do të paguhet është shumë minimale.”, tha ai.



5 Comments

  1. nuk esht habi qe rama te ju vej sahat ne vaginat e grave socialiste ,per te matur se sa qihen ato per trafikantet roshi,doshi,tahiri,shullazi etj.psikopat ter grupi ne krye i socialisteve.

  2. Le te veje dhe sahate ku derdhen ujrat e zeza, do beje mire, se pastaj do bejme krahasimin sa uje futet ne shpi dhe sa dalin , dhe sa na ngelen ne trup, etj se duan dhe lulet edhe bobi edhe kiti..????

  3. Rama do beje mire ti veje sahat mates edhe parave qe vine nga hashashi e te tjere drogera! Keshtu qe do kete mundesi qe edhe ata te paguajne taksat dhe Rama te na ngjyrosi e parfumosi ndonje katund.

  4. te veprohet si per naften.qeveria ja jep shfrytezimin e naftes te huajve kundrejt investimit.deri tani shqiperia ska fituar asgje.shqiptareve i takon para te huajve.te paguaje qeveria me pare investimin per puset pastaj te kerkoje leje dhe tarife per ujin.jo badiava.te huajve falas dhe shqiptareve me pagese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *