• |
ide | kryesore

Shqiptari arratiset nga paraburgimi, policia britanike në alarm

Lajme, Të fundit



Policia britanike është vënë në alarm pasi një i ri shqiptar është arratisur nga një qendër paraburgimi në Lanarkshire. Bëhet fjalë për Guxim Imerio, 25 vjeç. Ai u arratis nga qendra e emigracionit Dungavel rreth orës 9.40 të mbrëmjes së djeshme. Policia thotë se mund të jetë duke bërë autostop ose duke kërkuar strehim. Ai përshkruhet me trup mesatar, me flokë të zinj të shkurtër dhe sy kafe. Ai ka një fytyrë ovale dhe karakteristika të mprehta ndërsa është i parruar. Ai nuk flet rrjedhshëm gjuhën angleze, thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *