• |
ide | kryesore

Theu lirinë me kusht, Meek Mill rikthehet në burg (Video)

Paparazzi



Para disa ditësh qarkulloi lajmi që Meek Mill me shumë gjasa do të përfundonte në burg pasi theu lirinë me kusht. Ditën e djeshme ai ishte në gjykatë ku rrezikonte një dënim 2 deri në 4 vite burg.
Sipas TMZ gjykatësi e dënoi reperin me dy vite prapa hekurave në gjyqin e mbajtur në Philadelphia pas thyerjes së lirisë me kusht nga ana e Meek në vitin 2009. Atëherë ai u dënua për armëmbajtje pa leje dhe posedimin e lëndëve narkotike.Në vitin 2015 Mill përsëri pati probleme me ligjin që e çuan në arrest shtëpie. Por tashmë gjërat janë bërë shumë më serioze pasi gjykata ka vendosur një dënim me burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *