• |
ide | kryesore

Vajza nga Tropoja letër Ramës, por kryeministri e dërgon te Berisha

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një letër të gjatë të një vajze nga Tropoja bashkë me shpjegimet e tij për çështjen e HEC-eve që po ndërtohen në lumin Valbonë.
“Dje ndodhi diçka që nuk duhej të ndodhte, ose ndoshta ishte e kushtëzuar që të ndodhte në mënyrë që unë t’u shkruaja ju. Dje morën një vendim zotëri, e dëgjuat? Dje vendosën “përfundimisht” ta shuanin Valbonën dhe lumin e saj. Nuk dua të them përfundimisht, prandaj dhe po e vendos në thonjëza, sepse nuk dua dhe as nuk do e besoj që nuk do ta dëgjoj më këngën e atij lumi. Ju, keni në dorë timonin apo jo?” – i shkruan vajza nga Tropoja, Ramës, por ky i fundit i thotë se vendimin e kanë marrë gjykatat.
“Timoni që unë kam në dorë nuk drejton gjykatat, e dashur vajzë nga Tropoja! Sepse gjykatat janë një pushtet tjetër, i pavarur siç i përcakton kushtetuta dhe i korruptuar siç i përcakton populli; opinion që unë e ndaj plotësisht. Timoni që unë kam në dorë drejton thjesht dhe vetëm shumicën qeverisëse” – shkruan kreu i qeverisë që kërkesës së vajzës për të bërë “diçka” i nxjerr përpara vendimet e ish-kryeministrit Berisha.
“Në fakt unë e kam bërë detyrën time, domethënë gjithçka që mund të bëja, për një projekt që të miratuar më parë nga dikush që fjalën Tropojë e ka dëgjuar shumë dekada para meje dhe Valbonën e ka shijuar mijëra e mijëra herë më shumë se sa unë. Në projektin e miratuar prej tij nuk ishin dy, sa janë sot, po katër HEC-e dhe plus një varg të tjerësh me radhë, bash 13 HEC-e(!) përgjatë Valbonës! Dhe këta katër, që kishin kry punë me shtetin me të gjitha letrat, ishte qeveria ime që i frenoi për t’i rishikuar, duke i reduktuar në dy në numër dhe transformuar në formë e përmbajtje; ndërkohe që vargut të 9 të tjerave nuk u janë dhënë letrat e fundit që u mungonin” – thotë ndër të tjera Rama.
“Dhe më besoni, janë shumë më të pranueshme se ç’ishin, edhe pse unë ato leje s’do t’i kisha dhënë kurrë (por as nuk i anulloja dot, sepse janë dhënë nga qeveria shqiptare e kjo, ligjërisht do të mjaftonte që në rast anullimi, HEC-et të bëheshin prapëseprapë – jo 2 po 13 – edhe shteti të merrte penalitet financiar, për mohimin po nga qeveria shqiptare të një të drejte të dhënë më parë)” –e mbyll Rama duke e “ngushëlluar” se Valbona tani e tutje “nuk do të jetë më virgjëresha që ishte, por jini e bindur, do të mbetet një shtojzovalle e mrekullueshme me dy nishane të pakuptueshëm në trupin e saj”.



3 Comments

  1. Kjo vajza mire e ka, jam me te per shqetesimin qe ka, por do te jete ma mire qe kete leter tja dergoj dhe Berishes qe dhe ne te lexojme pergjigjen e tij . Keshtu qe argumentave te Rames i bashkojme me argumentat e Berishes e pastaj i kuvendojme!

    1. Po ca lidhje ka rama apo berisha. Ajo ia drejtoi kryeministrit i cili ka fuqine te anulloje cdo vendim te meparshem te paligjshem, kuptohet duke marre persiper shteti te gjitha kostot. Me vone po ky kryeminister ia faturon kete kosto atij qe ka dhene vendimin ne kundershtim me interesin publik, dhe nese nuk ka mundesi te paguaje financiarisht, ti konvertohet me burg. E shikon sa e thjeshte eshte ne nje shtet, po shtet ama. Po ky bytheci, eshte thjeshte nje llafazan qe ka vetem qellim te gjeje aresyet dhe berishen nuk ka bythe ta preke me dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *