• |
ide | kryesore

VIDEO/Paralajmërimi i Ilir Metës për Saimir Tahirin

Lajme, Të fundit



Deri tani, Ilir Meta ka heshtur për dosjen Tahiri, që po trondit mazhorancën me përgjime, qindra mijëra euro dhe tonelata me kanabis. I pyetur nga gazetarët për një prononcim në lidhje me ish Ministrin e Brendshëm, presidenti preferoi të tregohet edhe njëherë i kursyer, por duke paralajmëruar se për këtë çështje, do të flasë shumë shpejt.
“Nuk kam ndonjë prononcim për çështjen konkrete, por për thellimin e mëtejshëm të luftës kundër krimit të organizuar do të kemi në vijim prononcime” ka thënë Meta. Arrestimi i Orest Sotës dhe kapja e 863 mijë eurove e kanë bërë të heshtë Saimir Tahirin, që prej ditësh nuk është shfaqur në publik. Tani që ka rënë alibia e Orest Sotës se paratë do t’i dorëzonte tek Kurum, priten zhvillime të reja nga hetimet për këtë çështje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *