• |
ide | kryesore

Amerikanët e FBI-së shtrëngojnë duart me Haki Çakon

Lajme, Të fundit



Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako pati një takim me përfaqësuesit e FBI-së, që janë në Tiranë për operacionin “Forca e ligjit”. Në njoftimin e policisë së shtetit thuhet se “atasheu i FBI/LEGAT Jack Liao dhe Mark Neëhouse, Agjent Special i FBI-së, i specializuar për hetimin e krimit të organizuar, u vlerësua me nota shumë pozitive bashkëpunimi mes FBI-së dhe Policisë së Shtetit në luftën kundër terrorizmit, si dhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit e bërë nga Policia e Shtetit këtë vit, duke e cilësuar si histori suksesi”. Zyrtarët e FBI-së u takuan edhe me Drejtorin e Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Idajet Faskaj.
Takimi me agjentët e FBI-së vjen pas shmangies që i bëri Ministri i Brendshëm i Italisë dhe gjeneralët e Guardia di Finanza. Në vizitën e tij, Marko Miniti pati një takim kokë më kokë me Fatmir Xhafajn, të cilit i përcolli të dhënat e shërbimeve partnere për situatën e kanabisit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *