• |
ide | kryesore

“Deputeti i PS u qëllua me grusht, ra nga karrigia” dëshmia tek gjyqi i Shullazit

Lajme, Të fundit



Ndërsa gjykata po tenton të zbardhë sesi arriti Emiljano Shullazi të regjistrojë Hotel Vollgën në hipotekë, dëshmia e ish drejtoreshës juridike Merita Qato ka zbuluar një incident me deputetin e PS, Jurgis Çyrbja.
Çyrbja ka qenë drejtor i hipotekës së Durrësit në atë kohë. Drejtoresha e zyrës juridike, Merita Qato ka treguar, se kur ishte kthyer nga pushimet e gjeti pronën të regjistruar.
Çyrbja e ka thirrur në një mbledhje ku ishte i pranishëm Ilirjan Muhon, Jurgis Çyrbja dhe Ermal Dabulla. Merita Qato i tregoi gjykatës se në takim pati debate të ashpra, deri në konfrontim fizik.
Por gjatë seancës gjyqësore ka ndërhyrë prokurorja Elisabeta Imeraj. Ajo lexoi një pjesë të proces-verbalit të dëshmisë që Qato ka dhënë në prokurori. Prokurorja tha se Qato kishte thëne se Alban Dabulla qëlloi Çyrbjen me grusht dhe ky ra nga karrigia. Më pas ka qënë Merita Qato që e kishte kapur nga dora Ermal Dabullën dhe i kishte thënë që nuk mund të sillej kështu në zyrat e shtetit.



2 Comments

  1. e shifni shullazi,habiljaj te deleguar te kriminelve ruqi,xhafa edhe i rrehin krymbat e tyre rama,tahiri,qubrija ,erionka e balla e nuk bejn ze.behen deputet se kanabisin nuk ka kush e shet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *