• |
ide | kryesore

Detaje/ Autori i masakrës së Teksasit ishte arratisur nga një psikiatri 5 vite më parë

Planet



Sipas një njoftimi të policisë, autori i masakrës së të dielës në Teksas, ku 26 persona mbetën të vrarë brenda një kishe, ishte arratisur nga një klinikë e shëndetit mendor në vitin 2012.

Autori i masakrës, Devin Kelley, u arrestua rreth 5 vite më parë, pasi cilësohej si i rrezikshëm për veten dhe për komunitetin Ai ishte dërguar në spital pasi u gjykua për sulm ndaj ish-gruas së tij.

Në raportin policor thuhet edhe se ai kishte kryer kërcënime me vdekje kundër ish-zinxhirit të tij komandues ushtarak, të cilët i akuzonte për përjashtimin e tij nga Forcat Ajrore të SHBA-ve. Zyrtarët e policisë njoftuan se gjykata duhet ta kishte ndaluar ligjërisht atë të zotëronte armë. LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *