• |
ide | kryesore

DOKUMENTI/ PD-LSI i kërkojnë Metës raportimin e Tahirit për kanabisin

Lajme, Të fundit

Në shkurt të këtij viti, ish presidenti Bujar Nishani mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën e kanabisit dhe mosarrestimin e Klemend Balilit. Në komision raportoi Saimir Tahiri, asokohe Ministër i Brendshëm. Ideja për deklasifikimin e raportit të Tahirit në shkurt të 2016, u propozua nga Bujar Nishani disa ditë më parë. Sipas ish presidentit, raportimi i Tahirit në shkurt nxjerr në pah qëndrimin e qeverisë përkundrejt fenomenit.
Deputetët e PD-së dhe të LSI janë bërë bashkë në një kërkesë drejtuar presidentit Ilir Meta, ku kërkojnë zbardhjen e raportit të Tahirit, në atë kohë Ministër i Brendshëm.


Me këtë kërkesë, deputetët e opozitës synojnë të tregojnë se Saimir Tahiri ka qenë në dijeni të situatës së rëndë të kanabizimit dhe të përfshirjes së shefave të policisë, por nuk veproi, përkundrazi, qeveria kundërsulmoi me propagandë të gjithë ata që denonconin fenomenin. Sipas Guardia di Finanza, në vitin 2016 pati një shpërthim të trafikut të drogës drejt Italisë, ndërsa në Shqipëri u konstatuan 219 mijë hektarë të mbjella me kanabis.© Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu