• |
ide | kryesore

Dosja e CEZ/ Taulant Balla presion prokurorisë për të hetuar Berishën

Lajme, Të fundit



Kreu i Grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Kryesia e Kuvendit ka kërkuar hetim të prokurorëve që sipas tij po mbyllin cështjen CEZ/DIA. Balla tha se prokuroria nuk mori në konsideratë provat e Kuvendit.
“Kush janë këta prokurorë që kanë tragetin të falin pa hetuar veprën penale të Ndue NikKalajt. Si u mbyllka dosja pa u hetuar Sali Berisha, Ridvan Bode, Genc Ruli, Florian Mima, Eno Bozdo, Ledina Mandija ish-avokate e shtetit, Shkëlzen Berisha, Bujar Nepravishta”, tha ai.
“Do vazhdojmë të kërkojmë pse skandali CEZ nuk mund të mbyllet. Pse prokuroria duhet t kishte marrë deklarimet e personave për të cilët komisioni i kuvendit, në raportin përfundimtar, të miratuar nga shumica e anëtarëve, ka kërkuar dërgfimin e raportit në prokurori me qëllim fillimin e cështjes penale. Është miratim i kuvendit me 74 vota pro.Ky është një akt tepër i rëndë. Nuk merren fare në konsideratë provat” tha Balla.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *