• |
ide | kryesore

Edi Rama si model, por brekushet e tij kushtojnë 1.5 milionë (foto)

Lajme, Të fundit



Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama u shfaq në Fier, teksa inspektoi punimet për furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm. Por ajo që ra në sy ishte veshja e veçantë e Edi Ramës, një palë çitjane treçerekshe dhe këpucët me majë.

Veshja e tij bëri xhiron në rrjetet sociale, ndërsa vetë Rama, i pyetur nga komentuesit në facebook, u shpreh se ishin të markës japoneze “Yamamoto”.

Por Gazeta Express nuk është ndalur me kaq. Ajo ka bërë një kërkim të shkurtër në faqen zyrtare të firmës japoneze dhe ka zbuluar diçka që do të habiste çdo shqiptar normal.

Brekushet e Edi Ramës, siç duket dhe në foto, kushtojnë 962 paund ose afërsisht një milion e gjysëm lekë të vjetra. Dhe kur e mendon që këto brekushe i mbath kryeministri i vendit më të varfër të Europës, kontrasti bëhet më i fortë. Megjithatë edhe vetë Edi Ramës i duhet të punojë një muaj për të blerë një palë brekushe si këto.

Shpesh është folur për veshjet e shtrenjta të kryeministrit, kostumet me porosi dhe copë të veçantë, këpucët e kravatat, çmimi i të cilave i tejkalon disafish të ardhurat e kryeministrit shqiptar.



5 Comments

  1. Perfundimisht ky esht i semur dhe i pasherushem , vazhdon te mendoj se do largoj vemendjen nga zullumet me brekushe

  2. Po sjan te njejtat o ju qifsha lajmin npill pse ja vertetoni llafet psikopatit kur tall karin me gazetaret? Poturret e ktit kan lidhse… kto te tjerat skan…. ju qe humbni kredibilitet me keto lajme idote une ju bej pal me idiotlloqet e ktij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *