• |
ide | kryesore

Kristina Cohen akuzon aktorin Ed Westwick për përdhunim (FOTO)

Paparazzi, Slider



Kristina Cohen e ka akuzuar aktorin Ed Westwick se e ka përdhunuar para tre vitesh. Aktorja 27-vjeçare ka theksuar se ngjarja kishte ndodhur, kur ajo e kishte vizituar në banesën e tij.Cohen ka thënë se atmosfera ishte e pakëndshme, pasi që nga fillimi aktori sugjeronte të bënin seks në treshe. Kristina kishte kërkuar të largohej menjëherë, por Westwick kishte këmbëngulur të qëndronte dhe të flinte në banesën e tij.

Ndërsa më vonë i kishte shkuar në dhomë dhe e kishte përdhunuar.Kur më vonë i kishte treguar producentin se çfarë kishte ndodhur, ky i fundit kishte thënë që të mos flasë.Ed mund të hakmerrej ndaj saj dhe do duhej t’i thoshte lamtumirë karrierës.“Njerëzit si Ed përdorin karrierën e tyre për të kryer seks me dhunë dhe vazhdojnë të marrin shpërblime”, shkruan Kristina. Westwick i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ai nuk e njeh Cohen dhe se nuk e ka përdhunuar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *