• |
ide | kryesore

Maqedonia në NATO vitin tjetër, por me dy kushte: Ndryshoni emrin, shkatërroni projektin ‘Shkupi 2014’

Arkiva



Me titullin “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë më 11 dhe 12 korrik të vitit 2018 hyn në NATO, portali grek “DiferNeës” shkruan se Maqedonia do të bëhet anëtare e Aleancës në samitin e ardhshëm që mbahet më 11 dhe 12 korrik. Por sipas këtij portali të afër me autoritetet ushtarake në Greqi, paraprakisht Maqedonia do duhet t’i tërheqë statujat dhe “tërësisht do ta shkatërrojë planin Shkupi 2014” me qëllim që të hyjë në NATO.

“Çështja për emrin e FYROM, hyn në linjën finale edhe në samitin e NATO-s më 11-12 korrik të vitit 2018 në Bruksel, do të ketë zgjidhje definitive për emrin që do t’i mundësojë ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, të hyjë në Aleancë”, shkruan portali dhe shton se nëse nuk zhvillohet sipas planit, kjo do të ketë edhe simbolikë, për shkak se do të ndodhë saktë 10 vite nga vetoja e Greqisë në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008.

Fillimisht, sipas “DiferNeës” deri në shkurt duhet të ketë progres të dukshëm. Pastaj, në prill të vitit të ardhshëm, Komisioni Evropian do ta prezantojë për progresin në zgjerim, me kërkesë që Maqedonia të marrë datë për fillim të negociatave inkuadruese



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *