• |
ide | kryesore

Ndotja vdekjeprurëse, Nju Delhi mbyll shkollat

Planet



Në Nju Delhi të Indisë, niveli i ndotjes ishte 25 herë më i madh se kufiri i sigurt ndërkombëtar, në fusha të caktuara, e barabartë me pirjen e 50 cigareve në ditë, shkruajnë mediat vendase.

Të gjitha shkollat fillore në Nju Delhi u mbyllën sot, pas paralajmërimeve për shëndetin e të sëmurëve si rezultat i nivelit të lartë të ndotjes për të dytën ditë radhazi.

Pas urdhërit të qeverisë së Nju Delhit, shkollat fillore u mbyllën dhe nuk u lejuan aktivitete në natyrë duke përfshirë mbledhjet në mëngjes të nxënësve të ciklit më të lartë.

Ndërsa Shoqata Mjekësore Indiane shpalli një emergjencë të shëndetit publik, autoritetet bënë thirrje publikisht për grupet e personave “me rrezik të lartë” shëndetësor si pacientët e moshuar, personat që vuajnë nga zemra dhe azma për t’u kujdesur dhe për të shmangur shëtitjet në mëngjes ose në mbrëmje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *