• |
ide | kryesore

“Ngrin Llogaraja”, pamjet e rrugës së bllokuar nga bora dhe ngricat

Lajme, Të fundit



Është bllokuar sot paradite rruga në Llogara për shkak të ngricave dhe borës në rrugë. Në vendin e quajtur ”Pisha Flamur”, prej rreshjeve të dendura të breshërit është krijuar një shtrese e cila e ka bërë pothuajse të pamundur kalimin dhe ngjitjen e këtij aksi, njofton policia. Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në akset më problematike me qëllim sigurinë dhe ardhjen në ndihmë të qarkullimit të lëvizjes së mjeteve.
Janë njoftuar edhe shërbimet e kompanisë së mirmbajtjes së rrugëve për pastrimin e këtij aksi. Të gjithë udhëtarët të cilët kanë intinerarë të kalojnë në aksin rrugor të Llogarasë këshillohen të shmangin këtë aks rrugor nga policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *