• |
ide | kryesore

Basha bën apel me fjalët e Borsellinos: Flisni për krimin, flisni kundër atyre që heshtën

Kryesore



Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka mbajtur sot në Kuvend një fjalim plot akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama, ndonëse ky i fundit nuk ishte i pranishëm në sallë për shkak të vizitës me komisionerin Hahn në Vlorë. Akuzat ndaj Kryeministrit dhe qeverisë lidheshin me krimin dhe politikën të bërë një sipas tij. Basha tha se kanabizimi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet një projekt i qëllimshëm anti-kombëtar i Edi Ramës.  .

“Kriminelët me pushtet dhe droga ishte hakmarrja ndaj të gjithëve e një njeriu të dështuar, për të cilën ai fajëson këdo, familjen, shoqërinë, atdheun, por kurrë veten e tij. Prandaj, të lesh fatet e vendit në duart e Edi Ramës do të thotë të lesh Shqipërinë në dorë të krimit dhe të shkatërrimit”, u shpreh kreu i opozitës.

Sipas tij, pas projektit ‘1 Miliard dollarë’ të Ramës, fshihet rruga e konsolidimit të konsorciumit politiko-kriminal i cili ka për synim: të sundojë Shqipërinë për dekada.

Fjalimi i Bashës përveç akuzave ndaj kreut të qeverisë ishte edhe një thirrje publike për të gjithë shoqërinë, e cila duhet të reagojë tha Basha, ndaj kësaj gjendje të krijuar në vend, ku tashmë krimi është problem politik. Këtu ai citoi fjalët e gjykatësit Paolo Borsellino, një hero i luftës kundër mafias.

“Flisni për krimin. Flisni në radio, flisni në televizion, flisni në gazeta. Flisni kudo, por flisni. Flisni kundër tyre që heshtën. Flisni kundër atyre që u përpoqën të mbyllin gojët e ndershme. Flisni kundër atyre që u bënë vegla për mbrojtjen e drogës.”

Saimir Tahiri nuk është në burg dhe Edi Rama është ende në pushtet tha Basha, pasi ne si shoqëri nuk kemi reaguar ende. Nëse ne bëhemi bashkë, pushteti i Edi Ramës dhe pushteti i krimit marrin fund, theksoi më tej kreu i opozitës.

Duke iu referuar indirekt aksionit ‘Forca e Ligjit’ që pritet të nisë në shkallë vendi, Basha tha se krimi në Shqipëri nuk duhet parë thjesht si një problem teknik.

“Kjo nuk e ndihmon Shqipërinë. Çdo strategji teknike për luftën kundër krimit do të jetë dështim i sigurt. Krimi në Shqipëri është problem politik dhe zgjidhja e tij mund të fillojë vetëm nga politika”, u shpreh kryetari i PD-së.

©LAPSI.al 

 



3 Comments

  1. Z.Basha ,mos u merzisni per fatet e vendit, “puna” juaj e pa lodhur ka sjellè shqiperin afer gremines ! Ju nuk jeni ne kushtet juridike qe te beni thirrje per drejtesi; Ju jeni ne pozicionin e nje kriminelit!
    Jeni i akuzuar per 230 miljon euro korrupsion per rrugen e kombit.
    Me 18 maj keni marre per familjaret tuaj 11.4 euro, nga Edi Rama .
    Per keto dhe te tjera duhet te shkoni para drejtesis; Beni mire te merrni avokat; Ju pret burgu! !
    Megjithse ,deri sa te vihen prangat ne duar, jeni i lire te flisni me veten tuaj.
    Tregoj Saliut, Ilirit, dhe Edit : Koha juaj ka marre fund!!!

  2. Jam shume dakort qe duhet te flasim. Po ti qe i dije mire keto gjera, pse nuk ke fol fare. I ke rene po te njejtes gozdhe duke akuzuar vetem atyre qe media i kishte nxjerr emrin, packa ti ke pasur dhe ke akoma shume informacion per shume gjera qe populli nuk i di dhe as ne media nuk qarkullojne. Pse nuk i ben publike, sepse ne menyre te tille ti le te kuptosh se po ben pazar me cdo denoncim. Nje po ta saktesoj une dhe ti e di mire per cfare po them dhe rrethi yt. Pse Vangjushin p.sh vetem e denoncon, por gjithmone politikisht. Ne zyren tende ti ke fakte qe askush nga ne si di per Vangjushin, publikoji nese na kerkon te bejme te njejten. Permenda nje shembull qe e di nga njerezit qe te rrijne afer, por pale sa e sa tjera do kesh qe i mban te fshehura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *