• |
ide | kryesore

Fjalimi i Ramës/ Kush media “me pasuri të tejskajshme” po e shantazhon kryeministrin?

Lajme, Të fundit

Në fjalën që mbajti para gazetarëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Edi Rama nuk doli fodull dhe arrogant. Përkundrazi, u ankua për media me pasuri të tejskajshme, që e përdorin fjalën e lirë për gjueti, në funksion të pasurisë që gjenerojnë. E bëri të qartë se fliste për Shqipërinë, kur foli për korrupsion dhe pasuri të paligjshme të medias, por pa kaluar në raste konkrete.
“Është e pamohueshme që sot ne kemi një problem të rëndësishmë që është pjesë e një procesi tërësor transformimi, të cilin nuk e sjellin thjesht ligjet por e sjell transformim në mendësi që është pjesë e afrimit të familjes europiane si mendësi që ka të bëjë, në rastin tonë me shfrenimin e gjuhës së urrejtjes dhe me përdorimin e licensës për të ushtruar aktivitet në këtë fushë kaq jetike dhe kaq delikate si licensë për gjueti, për gjueti për qëllime që nuk thuhen, por që janë shtysa kryesore ne funksion të ushtrimit të të drejtës, së kësaj license. Nga ana tjetër, Indro Montaneli, ati themelues i gazetarisë italiane thoshte me të drejtë: “Kurrë nuk i besohet një gazetari të pasur” dhe është e pamohueshme që sot, unë po flas për Shqipërinë, në media gjenerohet një pasuri e tejskajshme. Dhe nëse flasim për korrupsion dhe përfitime të paligjshme, nëse flasim për rritje disproporcionale të të ardhurave të personave, kjo thuhet në media, se s’ka ku thuhet tjetër, por nuk e përjashton median. Dhe në një shoqëri ku fjala, siç është Shqipëria, ku fjala ka qenë e burgosur shtatë pashë nën dhe, sot është dita të flasim për t’i dhënë kësaj fjale sensin e lirisë, që i ka kthyer mediat në Shqipëri në institucione të pabesueshme për publikun” u shpreh Rama.



3 Comments

  1. Po mjafton te shikoje dhe te shikosh pagat qe marrin gazetaret e tipit Fevziu,Rakipi,Cani,Shkullaku etj e do te shohesh se Rama ka te drejte.O miq Fevzo me rroge mujore 20 000 euro ku dalin gjithe keto leke.Nuk po flas per gazetaret e terrenit se ato me zor iu del paga e muajit nese kane mundesi ta marrin.Nuk po flas as per pagat e Agon Channel ku Andi Bejtja dhe Lubonja merrnin me shume se Fevzo.Ku dalin keto para? Kuptohet nga punet e pista se c’u beka keshtu me rreklamat,kaq shume fitokan keta.Shikoni ku jetojne dhe si shpenzojne parate dhe pastaj kuptoni qe ai i gjati ka te drejte.Mos flasim per pronaret e mediave qe jane marre me pune te pista ose jane zhytur ne borxhe ne banka

    1. g ose grop e rames mjafton te shikosh sokol ballen,dy vllezrit nazarko,anila bashen,ylli enverit rakipi,lubonjen,mero bazen e vizion plus,rudina gjunglen,pra top,vizion,7 tv,top news,1 report,tema,ertv dhe do te shofes si i lepini bythen rames pasi ta ket qir vuqiq,ty e ramen orale e anus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu