• |
ide | kryesore

Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Tiranë

Lajme



45-vjeçari Athanas Xhavara dhe 22-vjeçari Edison Sefa janë dy personat që humbën jetën mbrëmjen e djemshme në aksidetin tragjik në rrugën Vaqarr-Ndroq.

Xhavari, nga Gjirokastra, drejtonte makinën “Toyota”, kurse Sefa, nga Tirana, drejtonte makinën “Benz”, kur u përplasën në ora 23:35 tek “kthesa e Arbanës”.

Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Ndërkohë vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *