• |
ide | kryesore

Kate Hudson: “Çfarë po ndodh mes meje dhe Brad Pitt”

Paparazzi



Nëse po shpresonit se ekzistonte një lidhje mes Kate Hudson dhe Brad Pitt, atëherë prisni zhgënjimin. E ftuar në Watch What Happens Live with Andy Cohen, aktorja nuk ka nguruar të mohojë çdo thashethem lidhur me romancën e supozuar mes saj dhe Pitt. “Ishte thashethemi më i çmendur i të gjitha kohërave”, ka deklaruar Hudson. “Dhe më e bukura është se nuk e kam parë Brad që prej katër vitesh”, ka vijuar më tej artistja, duke e qartësuar edhe më tej situatën. “Megjithatë, nuk është se nuk më shijoi si thashethem. Qesha dhe thashë me vete se mund të bënim edhe binjakë”, ka vazhduar më tej deklaratën plot humor, Kate. Hudson është aktualisht në një lidhje me muzikantin Fujiwaka, ndërsa ka rrëfyer për Andy Cohen se mes tyre ekziston një marrëdhënie e qetë dhe e lumtur. Romanca mes tyre filloi në dhjetor të vitit të shkuar, e nga çifti kemi parë jo pak. Por tani e rëndësishme është vetëm diçka: Pitt dhe Hudson është thjeshtë një kombinim i pamundur!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *