• |
ide | kryesore

Kryeministri mungon në parlament, Berisha-Ruçit: Thuaji të vijë këtu!

Lajme, Të fundit



Mungesa e Edi Ramës në seancën parlamentare ka rënë në sy të Berishës, sipas të cilit ky nuk është rasti i vetëm kur kreu i qeverisë shmang diskutimin për çështjen Tahiri.
“U bëj me dije shqiptarëve se pse Noriega po braktis çdo arenë. Bëhet takimi zyrtar i policisë dhe FBI, ikën si djalli nga temjani. Bëhet takimi tjetër, përsëri po kaq i rëndësishëm, ia mbath. Bëhet diskutimi këtu për drogën 850 mijë euro, përsëri ia mbath. Në këtë mënyrë ka vendosur ai të mbrohet zotëria e tij? Nuk mbrohet dot, nuk ka shpresë. I thuaj të vijë këtu!!”, deklaroi ish-kryeministri.
Por menjëherë, kreu i parlamentit Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën. Mazhoranca ka ndërprerë çdo komunikim për çështjen Tahiri që pas arrestimit të Orest Sotës. Hera e fundit që ka pasur një qëndrim ishin deklaratat e Taulant Ballës për dënimin e Dritan Zaganit. Me dokumentat që publikoi, kreu i grupit parlamentar të PS-së pa dashje nxorri bllof vetë Edi Ramën, që kishte deklaruar se Dritan Zagani ishte dënuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *