• |
ide | kryesore

Kujdes me ilaçet! Shqiptarët me konsumin më të madh në Europë

Kryesore, Lajme



75.4 për qind të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor, familjet shqiptare i shpenzojnë duke blerë ilaçe. Pjesa e mbetur shkon për shërbime mjekësore. Raporti përmbyset në vendet e tjera të Europës, ku shpenzimet për ilaçe zënë vetëm 7-15 për qind të shpenzimeve për kujdsin shëndetësor.
Shifrat nxjerrin në pah kulturë e konsumimit të lartë të barnave që ekziston në Shqiptari. Jo thjesht për shkak të rekomandimit të mjekut, por edhe sepse shumë barna mund blihen në farmaci pa recetën e mjekut. Kjo e bën popullsinë shqiptare të ketë një nivel shumë të lartë shpenzimesh për medikamente. Tendenca e konsumimit të ilaçeve po vjen në rritje edhe pse popullsia po shkon drejt tkurrjes.
Në 8 muajt e parë të këtij viti, u importuan 3374 tonë produkte farmaceutike ose 15.9 miliardë lekë, raporton Monitor.
Në krahasim me vitin e kaluar, importi i ilaçeve është rritur me 7%, që do të thotë se shqiptarët kanë konsumuar më shumë ilaçe për këtë vit. Faktorët që ndikojnë në rritjen e konsumit janë disa; që nga plakja e popullsisë, rezistenca ndaj ilaçeve për shkak të përdorimit të tepërt dhe rritja e sëmundshmërisë.
Farmacistët e pranojnë se imuniteti ndaj ilaçeve është në rritje. Përdorimi i shpeshtë rrit rezistencën, për pasojë i sëmuri ka nevojë të konsumojë me shumë medikamente. Edhe ushqimet e pakontrolluara, apo dhe jeta sedentare kanë ndikuar në uljen e reagimit të trupit ndaj virozave.
Instituti i Shëndetit Publik ka gjetur nëpërmjet një anketimi se antibiotikët merren në 24 për qind të rasteve pa recete mjekësore. Marrja në këtë mënyrë e antibiotikëve nga përdoruesit i ka bërë shumë prej tyre rezistentë ndaj veprimit të tyre.
Në veçanti, 73% e individëve gabimisht konsideruan se dhimbjet e fytit mund të trajtohen me antibiotikë. Për më tepër, 69% e pjesëmarrësve deklaruan se ftohjet e zakonshme dhe gripi duhet të trajtohen me antibiotikë. Gjithashtu, 41% dhe 34% të individët konsiderojnë të përshtatshme përdorimin e antibiotikëve për dhimbje të përgjithshme të trupit dhe të kokës.



6 Comments

  1. ju ka smur enveri,kristaq rama,ramizi,ruqi,baba taku etj,tash po ju sherojn bijet e tyre me kokain,kanabis e ilaqe te baba tahirit

    1. tr ty ti kan ber rama e tahiri pes goj e 10 anuse aq sa kan emra frroket,roshi,prenga etj.e dij tr shkurt i trent alias tru rjedhur qe po ta dhe rama kokain e tahiri kanabis pranon edhe ne goj te te dhin.ka..in tm ketu ne gjermani ma ruajn femrat kosovare e ndonji gjermane,kurse gojen tennde te rames,ditmir bushatit e tj i kenaqin bananet braziljane,kastaveca serb,ose pall stalini si e ruqit,xhafes,gjelil e ilir gjonit,dash pezez.thuaj tr per nji gram kokain sa taulan balla shet bythen apo si rama siq thoshti prifti 3 mij euro ne dit kanabis.ani tr (trap ruqi,ose trap rama)TA FALI NUK KE FAJ ME TER AT KANABIS M.TIN MJALT TA KAN BER

  2. Ka te beje tek kultura qe ka nje popull! Kam pare qe per nje viroze te lehte, shqiptaret direkt turren ne spitale. Mos flasim pastaj per ciftet e reja, qe i grijne femijet me antibiotike!

  3. Nuk besoj se kjo duhet trajtuar kaq banalisht ketu ka dhe nje spekulim se ne fakt eshte bere dhe rimbursimi i ilaceve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *