• |
ide | kryesore

Prokuroria: Saimir Tahiri ka përdorur makinën e biznesmenit Sota

Kryesore, Lajme



Burime nga grupi i hetimit që po verifikon origjinën e 863 mijë eurove të kapura të Orest Sotës bëjnë me dije se prokurorët e Krimeve të Rënda gjatë këtyre ditëve janë përqendruar te lidhjet e mundshme mes biznesmenit dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Nga informacioni në rrugë jo zyrtare Shqiptarja.com mëson se nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS që kjo prokurori ka ngritur pretendimin se nga pika e Muriqanit ka dalë me makinën e tij Orest Sota. Po të njëjtat burime pretendojnë se kanë zbuluar që nga kjo pikë në të njëjtën ditë ka dalë me makinën e tij edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Nëse prokurorët kanë mbërritur në këtë përfundim atëherë jemi përballë një kontradikte të madhe e cila mbetet për t’u sqaruar.

Publikisht kohë më parë ish ministri Saimir Tahiri ka deklaruar se nuk ka në pronësinë e tij asnjë makinë. Ndërkohë ngrihet edhe një tjetër pretendim nga prokurorët se nga verifikimet në TIMS është zbuluar se në kthim, ish-ministri i Brendshëm Tahiri ka hyrë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Muriqanit, duke përdorur automjetin në pronësi të Orest Sotës.

Ndërsa ky i fundit sipas burimeve nga prokuroria ka hyrë në territorin shqiptar nga pika e Murriqanit duke përdorur automjetin e Saimir Tahirit. Pritet që në ditët në vijim prokuroria të kryejë dhe një sërë veprime të tjera shtesë, pasi tashmë në këtë hetim është angazhuar dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës. Nuk dihet ende përse është përfshinë kjo drejtori në këto hetime.

Sekuestrohen bilancet e kompanive

Ndërkohë që sekuestrimi i 863.100 euro në Elbasan, ka bërë që hetimet e prokurorisë së Krimeve të Rënda të rakordohen dhe me veprimet hetimore shtesë nga policia e qarkut të Elbasanit. Drejtuesit e Krimeve të Rënda të cilët po drejtojnë hetimin ndaj 25-vjeçarit Orest Sota dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, kanë thirrur sot në mesditë drejtorin e komanduar të policisë së Qarkut Elbasan Altin Qato, për të zhvilluar një analizë lidhur me veprimet hetimore që do kryhen për këtë çështje në ditët në vijim, pyetja e personave dhe punimi në rrugë operative për të mundësuar se ku ka qenë destinancioni final i shumës prej 863.100 mijë euro.



2 Comments

  1. O Andi pronari i Lapsi.al! Edhe pse s’kam respekt per Henri Cilin ,mendoj se ta tha shume sakte! Ti dhe Lubobashke me Benin ,per Blushin e kam fjalen,jeni xheloze dhe jeni bere si te terbuar sepse Rama u be k/minister!Mllefi juaj eshte jasshte c’do ndjenje njerezore! Ju krahasoni p.sh. fjalimet “kriminale’ te Rames me krimet e verteta te Berishes dhe Lules! Te vura re vetem per pak kohe! I mbushur me nje urrejtje te papermbajtur qe dhe vete nuk e kupton nga te vjen! Eshe ne GEN!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *