• |
ide | kryesore

Rrëmbehet një adoleshente në Fier

Lajme, Të fundit



Një vajzë 13-vjeçare me iniciale A.R, banuese në Levan të Fierit është rrëmbyer 2 ditë më parë.

Policia e Fierit dyshon se autori i rrëmbimit është 18-vjeçari me iniciale A.R, banues në Levan të Fierit.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 17:00 në fshatin Levan, ku i riu ka rrëmbyer të miturën dhe nuk e ka kthyer më në banesë.

Mësohet se policia po punon për gjetjen e vajzës dhe kapjen e autorit, ndaj të cilit rëndon akuza “Heqja e paligjshme e lirisë.”

Njoftimi i Policisë

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit, A.O, vjeç 18, banues në Levan, pasi dyshohet se më datë 07.11.2017, rreth orës 17:00, në fshatin Levan, ka rrëmbyer shtetasen e mitur me iniciale A.R, vjeç 13, të cilën nuk e ka kthyer më në banesë.

Policia po punon për gjetjen e saj. Neni 110 i Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *