• |
ide | kryesore

Veshjet më të bukura në “Country Music Association” (Foto)

Paparazzi, Slider



“Country Music Association” ndau dje çmimet për artistët më të mirë të muzikës Country në Amerikë. Ceremonia e këtij viti u mbajt të mërkurën nën drejtimin e Carrie Underwood dhe Brad Paisley. Përveç momenteve emocionuese të ndarjes së çmimeve dhe interpretimeve në skenë të këngëtarëve, diçka që nuk mund të kalonte pa u vënë re, ishin veshjet e artistëve në tapetin e kuq. Veshjet më të mira të tapetit të kuq janë cilësuar ato të: Miranda Lambert, Carrie Underwood, Lea Michelle, Karlie Kloss si dhe fustanet mahnitëse që kishin veshur Pink dhe e bija Willow, e cila bëri debutimin e saj të parë në këtë ceremoni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *