• |
ide | kryesore

Vizita e Trump në Kinë, nënshkruhen marrëveshje miliarda dollarëshe

Planet



Në kuadër të vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump me homologun kinez, Xi Jinping, dy vendet përmbyllën kontranta miliardëshe me njëra-tjetrën.

Bëhet fjalë për marrëveshje që vlejnë 250 miliard dollarë. Vetëm të mërkurën, kur Trump filloi vizitën në Kinë u përmbyllën marrëveshje në vlerën e 9 miliardë dollarëve.

Pas takimit me presidentin kinez, Trump u shpreh për një bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve. Të dy vendet janë në gjendje të zgjidhin problemet në botë, tha Trump. Ky i fundit dhe presidenti kinez besojnë se edhe për Korenë e Veriut ka një zgjidhje. SHBA kërkon që Kina të përdorë influencën e saj ndaj Koresë së Veriut. Xi Jinping u shpreh, se ai i mbetet qëllimit të tij për një gadishull korean pa armë atomike. Sipas Jinping, këtë Kina do ta arrijë me rrugën e dialogut. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *