• |
ide | kryesore

Arrestohet shqiptari në Itali, rrihte dhe përdhunonte gruan në sy të vajzës së mitur

Lajme



Një 33-vjeçar shqiptar u prangos nga policia italiane në Caserta, pasi ushtronte dhunë prej një viti ndaj gruas së tij.

Sipas mediave italiane, Indrit Gjini ka mbajtur të izoluar gruan e tij në banesë për rreth një vit, e ka dhunuar fizikisht, torturuar dhe përdhunuar edhe në sy të vajzës së tyre.

Mësohet se dhuna ndaj gruas nisi në fillim të vitit 2016 deri në shkurt të vitit 2017. Gjoni i kishte ndaluar çdo lloj kontakti me persona të tjera gruas së tij në këtë periudhë.

33-vjeçari ndodhet në paraburgim në pritje të dënimit, teksa mbi të rëndojnë akuzat për dhunë në familje dhe dhunë seksuale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *