• |
ide | kryesore

FOTO/ Policia kontroll në shtëpinë e gjyqtarit, gjen 300 milionë lekë (emri)

Lajme, Të fundit



Gjykata e krimeve të rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë për kontrollin e banesës së gjyqtarit të Apelit, në Tiranë, Shkëlqim Miri.
Prokuroria, prej disa muajsh po heton për dyshimet për korrupsion. Sipas grupit të hetimit, gjyqtari i Apelit dyshohet të ketë marrë 20 mijë euro për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1998.
Gjyqtari, thonë burimet, i ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje. Shtetasi i akuzuar quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë mbrëmjes së të enjtes, policia ka bërë kontrollin me urdhër të prokurorisë në banesën e gjyqtarit, në Tiranë dhe i janë gjetur rreth 300 milionë lekë të vjetra.
Pritet të ketë veprime të mëtejshme për gjyqtarin, i cili ka qenë anëtar i KLD-së deri në vitin 2012-të dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës./TCH 

 



2 Comments

  1. Gjyqtaret dhe prokuroret tane jane kriminelet me te rrezikshem te shoqerise tone. Njerez te korruptuar deri ne palce qe kriminelit i therrasin Zot kurse njeriun e drejte e marrin ne qafe. Milionat e pista qe keni vene, ilace u befshin per juve o maskarenj.

  2. Nje moment tani:
    300,000,000÷1000,000 ne muaj = 300 muaj ÷ 12 muaj = 25 vjet.

    Qenka i ndershem ky, i paska vene me djerset e ballit:-)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *