• |
ide | kryesore

Godet Adi Krasta: Edi Rama, një figurë në rënie

Lajme, Të fundit



Gazetari dhe moderatori i njohur Adi Krasta ka dhënë një intervistë për Eni Vasilin në News24. I pyetur që në fillim për sjelljet e kryeministrit Edi Rama me mediat, ai tha se do të dëshironte ta shmangte një koment për kreun e qeverisë me të cilin ka pasur përplasje të forta në të kaluarën. Por megjithëse tha se nuk donte të bënte komente ai e quajti Ramën “një figurë në rënie”.
“Zakonisht në bisedat njerëzore me njerëzit e fundit. Është shumë e lehtë për të biseduar për njerëzit e rëndësishëm. Nuk do të kisha dashur që intervista e sotme të lidhet me kryeministrin. Nuk do të doja të gjykoja atë. Unë nuk flas përgjithësisht për figura në rënie.
Në këtë vend është e vështirë të qëndrosh në këmbë. Duhet të jesh shumë i ndershëm, dinjitoz, i përkushtuar që të sigurosh mosrënien e pashmangshme” – tha Krasta.
Krasta thotë se vendimi për kanabizimin e vendit nuk e mori vetëm Saimir Tahiri.
“Unë nuk e shoh këtë kohë vetëm si një çështje me emrin e Tahirit. U mboll kanabis në të gjithë vendin, por unë nuk mendoj se vendimin për këtë e mori vetëm Tahiri. E imagjinoj që në atë dhomën ku merren vendimet është menduar që “le të mbillet pak kanabis. Do pasurohen pak më shumë ca njerëz, do të punësohen disa të tjerë”.
Krasta thotë troç: “Është kanabizuar me qëllim sepse nuk mund të jetë vepër e një njeriu të vetëm. Nuk futem fare në detajet e çështjes Tahiri. Sot shqiptarin në botë e përfytyrojnë si një njeri që mbjell hashash edhe në vazon e luleve në ballkon. Por këtë nuk e bëri media. As opozita” – thotë Krasta.©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *