• |
ide | kryesore

Hahn nxjerr problem tjetër për Shqipërinë: Të zgjidhet problemi me azilkërkuesit!

Lajme, Të fundit



I pyetur nga Deutche Welle për mundësinë e çeljes së negociatave për Shqipërinë vitin tjetër, komisioneri për zgjerimin, Johanes Hahn thotë se ende qëndron problemi me azilkërkuesit që dëmtojnë reputacionin e vendit.
“Pres që Progres-Raporti për Shqipërinë, që do të dalë në prill të vitit të ardhshëm, të jetë pozitiv. Po ashtu pres raport pozitiv edhe për vendet fqinje, të përfshira në proceset e integrimit: Maqedoninë dhe Malin e Zi. Nuk ka feedback negativ për Shqipërinë prej asnjërit nga vendet anëtare. Por Shqipëria duhet të zgjidhë problemin e azilkërkuesve në vendet e BE, pasi ai dëmton reputacionin e Shqipërisë në opinionin publik të vendeve anëtare. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë në rrugën e duhur” u shpreh Hahn.
Komisioneri nuk e përmendi këtë problem në konferencën e përbashkët me Edi Ramën. Çështja e azilkërkuesve, deklaroi Hahn në konferencën në kryeministri është drejt përmirësimit. Ajo ç’ka e pengon Shqipërinë sipas tij ishte mungesa e rezultateve konkrete nga procesi i Vetingut.



5 Comments

  1. O hahn
    Po dhe ti qeke ne tave ? Dhe ti e paske gelltitur te Rames ? Stambolli digjet kurva krihet…merru me problemet reale e jo me shashkat..

  2. More zoti Hahn,shume po e shperdoroni durimin e shqiptareve,por sic e keni nisur,do vije dita qe edhe sikur te na lutemi,do jemi ne ,ata qe nuk do pranojme te hyjme ne stanin tuaj te coroditur.Ndersa persa i takon anes tjeter,ne,shqiptaret,nuk do ju fusim kurre,juve te BE,ne Republiken e Albanistanit sa te kemi qeverine e Ramistanit.

  3. More zoti Hahn,shume po e shperdoroni durimin e shqiptareve,por sic e keni nisur,do vije dita qe edhe sikur te na lutemi,do jemi ne ,ata qe nuk do pranojme te hyjme ne stanin tuaj te coroditur.Ndersa persa i takon anes tjeter,ne,shqiptaret,nuk do ju fusim kurre,juve te BE,ne Republiken e Albanistanit sa te kemi qeverine e Ramistanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *