• |
ide | kryesore

Haradinaj nuk ndalet, numri i zv.ministrave të qeverisë së tij shkon në 59

Lajme, Të fundit
ramushiiii.jpg



Rritja e numrit të zv.ministrave në qeverinë e Kosovës nuk ndalet. Sot kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar një tjetër zv.ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ai është Beqir Fejzullahu. Në këtë mënyrë numri total i zv.ministrave në kabinetin e Haradinajt shkon në 59 zv.ministra.

Cështja e numrit të madh të zv.ministrave në qeverinë e re të Kosovës është debatuar, pasi shihet ashiqare që kemi të bëjmë me një fryrje të kabinetit, me qellim për të kënaqur orekset e partive të koalicionit.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *