• |
ide | kryesore

Hetimi/ Zbulohen aferat e ambasadave me shpenzimet e luksit

Lajme, Të fundit

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar shpërdorime të fondeve publike për shpenzime të konsideruara luksi në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në dokumentin e publikuar nga shqiptarja.com përmenden edhe disa prej ambasadave të Shqipërisë në vendet më të rëndësishme të Evropës. Sipas KLSH ambasadat shqiptare në Paris, Berlin, Lubjanë, Zagreb dhe Prishtinë, me miratimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, kanë blerë makina në shkelje të rregullave për kryerjen e procedurave të prokurimit publik. Blerje abuzive të makinave kanë bërë edhe përfaqësitë tona diplomatike në Stokholm, Varshavë, Bari, Pragë, Misioni në BE, Bukuresht, Sofje, misioni në NATO dhe Bruksel.
Përveç shkeljeve të procedurave, blerja e makinave të reja nuk justifikohet me nevojën e ambasadave, për shkak se shumica prej tyre rezultojnë se kishin blerë automjete pak kohë më parë. KLSH ka konstatuar edhe shkelje të çuditshme, ku një makinë është blerë me çmim më të lartë se sa vlera e ofertës. Për këtë KLSH sjell një shembull me ambasadën e Parisit ku fondi limit i miratuar dhe oferta fituese e miratuar është 31,548 euro, kurse vlera e blerjes sipas inventarit është 32,329.64 euro. Vlera e ofertës është tejkaluar me 781.64 Euro.
Nga Ambasada Lubjanë mungon procesverbali i mbajtur nga komisioni për përzgjedhjen e ofertave për blerjen e automjetit protokollar të ambasadës. Bashkëngjitur është vetëm një ofertë. Nga Ambasada Zagreb mungon procesverbali i mbajtur nga komisioni për përzgjedhjen e ofertave për blerjen e automjetit protokollar të ambasadës. Nga Ambasada Prishtinë mungon procesverbali i mbajtur nga komisioni për përzgjedhjen e ofertave për blerjen e automjetit protokollar të ambasadës”, thuhet në raportin e KLSH i cili thekson se Ministria e Jashtme, në kundërshtim me ligjin, ka shmangur Ministrinë e Brendshme, për blerjen e automjeteve.
“Procedura e blerjes së këtyre automjeteve nuk është kryer e përqendruar nga Ministria e Punëve Brendshme në kundërshtim me VKM nr. 53, dt. 21.01.2009 “Për ngarkimin e Ministrisë së Brendshme për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të varësisë për disa mallra e shërbime” i ndryshuar (shfuqizuar me VKM nr. 28, dt. 14.01.2015) pika 1.
Ngarkohet e Ministria e Brendshme, si organ qendror blerës, për kryerjen e procedurave të prokurimit, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të kryeministrit e të ministrive të linjës, për blerjen e mallrave dhe shërbimeve si….. blerje automjetesh, etj…”, thuhet në raportin e KLSH.
Nga verifikimi i inventarëve dhe kontratave të dërguara nga përfaqësitë diplomatike, KLSH ka konstatuar se në inventarin e automjeteve në administrim të përfaqësive, krahas automjeteve të tjera, rezultojnë edhe automjete të blera për vitin 2015.
Por shqiptarja.com shkruan se blerja e makinave nuk do të ishte mundësuar pa rolin e ish-sekretarit të Përgjithshëm të MPJ, z. Qirjako Qirko (aktualisht ambasador në Londër) dhe ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Sipas raportit, me urdhër shpenzimin nr. 139, dt. 21.10.2014 është transferuar fondi për llogari të ambasadave në vlerën 21,158,635 lekë. Ky fond është transferuar për ambasadat e mëposhtme në vlerën 150,000 euro. “Ambasada Paris për 30,000 euro, ambasada Berlin për 30,000 euro, ambasada Lubjanë për 30,000 euro, ambasada Zagreb për 30,000 euro, ambasada Prishtinë për 30,000 euro.
Ambasadat e mësipërme, kanë dërguar në Drejtorinë e Programit Buxhetor dhe të Financës, proces verbalet e mbajtura nga komisionet për përzgjedhjen e ofertave për blerjen e automjetit protokollar të ambasadës ku bashkëngjitur janë tre ofertat e marra nga komisionet dhe ajo fituese. Me shkresat përkatëse Sekretari i përgjithshëm z. Qirjako Qirko i është drejtuar ministrit për miratimin e ofertave fituese të propozuar nga Drejtoria e Programimit Buxhetor dhe Financës, të miratuara nga ministri. Nga verifikimi i inventarëve të dërguara nga ambasadat e mësipërme me shkresat përkatëse rezultoi se në inventarin e automjeteve në administrim të përfaqësive krahas automjeteve të tjera rezultojnë, edhe automjetet e blera nga përfaqësitë gjatë vitin 2014, sipas ofertave fituese”, thuhet në raport.
Përfaqësitë që blenë makina
Ambasada Shqiptare në Paris
Ambasada Shqiptare në Berlin
Ambasada Shqiptare në Lubjanë
Ambasada Shqiptare në Zagreb
Ambasada Shqiptare në Prishtinë
Ambasada Shqiptare në Stokholm
Ambasada Shqiptare në Varshavë
Ambasada Shqiptare në Pragë
Ambasada Shqiptare në Bukuresht
Ambasada Shqiptare në Sofje
Misioni në BE
Misioni në NATO
Misioni në Bruksel
Konsullata në Bari



2 Comments

  1. Po mire e kane delet shqiptare ket deshen te benin shtet mire e keni votoni prep ket hale rilindje sa mire qenuk jetoj ne ate hale shtet thanks god

  2. Thuajini atij demokratit të KLSH-së të shkojë në Gjenevë, ku LSI po bën çudira. Filloreta Kodra është për në burg me ato që ka bërë. Nga Misioni në Gjenevë duhet të fillojë spastrimi dhe ndëshkimi i monstrave pseudodiplomatë. Kontrolloni Filloreta Kodrën dhe të bijën e Pirro Xhixhos në Gjenevë, Dorina Xhixho aktiviste LGBTi, për të parë sesi shteti dhe diplomacia shqiptare janë në duar të rrugaçeve, trafikanteve, hajduteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu