• |
ide | kryesore

Paralajmërimi me eksploziv, shpërthen makina në Vlorë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një makinë ka shpërthyer nga eksplozivi në Vlorë gjatë natës. Mjeti ka qenë i parkuar në lagjen 7 Pallatet para banesës së një 42 vjeçareje. Policia njoftoi se “është njoftuar nga një telefonatë prej shtetases V.D., rreth 42 vjeçe se pranë automjetit të saj tip ”Mercedes Benz”, ka dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi”.
Makina tip ”Benz”, ka qënë e parkuar përpara banesës së shtetases në vendin e quajtur ”7Pallatet”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dhe se ka dëmtime në pjesën e përparme të tij. Dyshohet se tritoli është vendosur në shenjë paralajmërimi, por motivet e krimit mbeten ende të panjohura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *