• |
ide | kryesore

Policia: Gjykatësi kishte në shtëpi euro, lekë dhe dollarë (shuma e saktë)

Lajme, Të fundit



174 mijë e 810 euro, 101 milion lekë të vjetra dhe 1 mijë dollarë u gjetën në shtëpinë e gjykatësit të Apelit, Shkëlqim Miri. Policia dha detajet për aksionin e beftë të zhvilluar natën e të enjtes rreth orës 23:30.
Në njoftimin e policisë konfirmohen dyshimet që ekzistonin nga prokurorët e Krimeve të rënda se gjykatësi i mori para Gentian Dodës për ta liruar nga burgu. Operacioni i kontrollit drejtohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe kishte emrin “Një vrasje e dytë”.
Pas gjetjes së parave, gjykatësi Shkëlqim Miri, 46 vjeç u ndalua nga policia.
“Ndalimi i tij u krye në funksion të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”” thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *