• |
ide | kryesore

Pse insiston të ekstradohet në Itali, krahu i djathtë i Moisi Habilajt

Lajme, Të fundit



Nazer Seiti u arrestua nga policia shqiptare, si pjesë e bandës së Moisi Habilajt. Në seancat për masën e arrestit, i burgosuri përsërit me ngulm kërkesën për t’u ekstraduar drejt Italisë.
Por prokuroria e Krimeve të Rënda synon ta mbajë me çdo kusht në Shqipëri Nazer Seitin, me shpresën se italianët do të sjellin materiale të tjera përgjimi që kanë bërë mes trafikantëve. Në këto materiale, prokurorët shpresojnë të zbulojnë biseda mes anëtarëve të bandës, që mund të implikojnë persona të tjerë të përmendur.
Prokurorët kërkuan zgjatjen e masës së arrestit me 60 ditë, por gjykata vendosi që Nazer Seiti të qëndrojë në burg edhe për 20 ditë të tjera.
Nazer Seiti u arrestua gjatë një aksionin të beftë, të drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku u kapën gati 3 ton kanabis në një magazinë në Babicë. Nazer Seiti dyshohet të jetë njeriu që mbante paratë e Habiljave dhe konsiderohet si financier i bandës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *