• |
ide | kryesore

Pse Vjollca e Topit ka të drejtë me Ramën

1, 2, Ide



Shumë socialistë të thjeshtë mund të kenë mbetur të shokuar kur kanë dëgjuar shefin e tyre ta radhiste edhe Top Channel – in mes mediave të kazanit. Në memorien e tyre mund të jenë fanepsur menjëherë, kronikat e panumërta për mëkatet e familjes Berisha në Gërdec, videoja e përgjimit të Ilir Metës, pamjet shokuese të vrasjeve të 21 janarit, intervista e investitorit pakistanez që tregonte për përqindjet që i kërkonte Argita Berisha, po ashtu dhe kronikat e panumurta që vërtetonin se si po manipuloheshin zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.

Shumë prej tyre me siguri kanë menduar: sot ne jemi në pushtet edhe se pse ka ekzistuar Top Channel.

Por, sikur të gjitha këto t’i përkisnin një të shkuare të harruar, Rama e ka futur televizionin më të madh në vend mes ingranazheve të makinerisë së baltës.

Aludimet kanë vazhduar edhe më tej. Zyra e shtypit të kryeministrit po shpërndan ngado lajmin se të gjitha kritikat e artikuluara në javën e fundit nga Top-i janë rrezultat i një hakmarrjeje meskine. Sipas tyre ato vijnë me urdhër nga presidentja e TV, Vjollca Hoxha e cila ka dështuar në një inisiativë për ta trajtuar pushtetin e rilindjes si tepsi dhe për të vendosur një njeriun e saj në krye të një ndërmarjeje të rëndësishme publike.

Sikur kjo thashethemnajë të mos mjaftonte, njerëz shumë pranë Ramës po e arsyetojnë hidhërimin e znj. Hoxha me një lloj xhelozie që ajo ka ndaj konkurentit të saj kryesor, TV Klan, dhe benefiteve publike që atij po i jep qeveria.

Askush nuk mund të vërë bast nëse këto pretendime janë thjeshtë “Fake news” apo të vërteta fatkeqësisht të hidhura.

Askush, po ashtu, nuk mund të vërë dorën në zjarr se pronarët e mediave të mëdha në këtë vend, – e këtu nuk bën përjashtim as znj. Hoxha – nuk vendosin të tilla raporte me pushtetin dhe nuk kanë me kryeministrin marëdhënie që shkojnë në dëm të interest publik.

Por, pavarësisht nga këto, le të besojmë për një moment se shpjegimi që po përpunohet në zyrat e kryeministrisë është real. Le ta marrim të mirqenë se Top Channel ka filluar të shkrepi armët kundër Ramës, pasi pronares së tij nuk i’u bë një favor. Le të pranojmë symbyllur se revolta që vjen nga piramida, është rjedhojë e konkurencës së pandershme që po i bën Tv Klani i mbështetur nga përfitimet që po merr nga lidhja me Ramën.

Pra edhe po të pranojmë se në kontekstin e këtij sherri nuk ka asgjë të kulluar, parimore dhe në dobi të publikut, përsëri Vjollca Hoxha ka të drejtë ndaj Ramës.

Dhe kjo për dy arsye kryesore, si ekonomike, si historike.

Së pari ekonomikisht, në sistemin që ka ngritur Edi Rama, Top Chaneli nuk mund të mbijetojë, kur financat e konkurentit të tij kryesor, bymehen nga qeveria me leje për grataçiela, tendera publikë, hapje rrugësh të reja që çajnë malet.

Nëse në konkurencën e vështirë të tregut të televizioneve, dikë që di të shërbejë si bythëlëpirës më i mirë, qeveria e shpërblen më shumë, kjo padyshim do ngjalli revoltën njerzore të palës tjetër.

Por, përpos anës ekonomike, Top Channel ka edhe një raport moral dhe historik me të shkuarën e vet të afërt. Për çdo drejtues të këtij institucioni, për çdo gazetar me emër të tij, është e pakapërdishme që një qeveri në hall, siç është kjo e Edi Ramës sot, t’u bëjë favore atyre mediave që u reshtuan dje me një qeveri tjetër në hall, atë të Berishës, pas Gërdecit dhe 21 janarit. Për secilin nga ata besoj se është e papranueshme që gjithmonë të gjejnë palë me kryeministrin të njëjtët që ishin pro gardistëve të djeshëm dhe të njëjtit që janë pro kanabistëve të sotëm.

Prandaj, sado të paprincipta që të jenë në dukje, sado të papranueshme të ngjajnë në formë, sado të nxitura nga histeritë, qefmbetjet apo xhelozitë e znj. Hoxha të duken sulmet e Topit ndaj Ramës, në thelb ato janë legjitime. Sado që të ketë përfituar prej tij, sistemi i ngritur nga kryeministri, i ka rënë në qafë televizionit më të madh në vend. Ai ka rritur dhe bymyer artificialisht rivalët, vetëm për faktin e thjeshtë se ata dinë të shërbejnë më mirë.

Ndërsa, nga ana tjetër, për historinë e përbashkët dhe për të rrugën prej nga vijnë, Rama e ka moralisht të pamundur të hedhi baltë mbi Top-in. Socialistët e zakonshëm nuk do ia kuptonin një piruetë të tillë. Ai nuk e ka luksin të dalë para kamerave dhe të thotë: “Të fala Vjollcës”.

Prandaj, përpara se të bëjë moralistin fallco, atij i leverdis më mirë të sillet (ashtu siç ka bërë në fakt gjithmonë) si shefi i vërtetë i tepsisë dhe të dorzojë pak llokma pushteti edhe për një media tjetër kazani. Dhe mos e ketë merak, në Klan askush nuk do t’i zëmërohet. Sepse ata dinë gjithnjë të marrin diçka më shumë.

©Lapsi.al



18 Comments

  1. Zoteri i nderuer , gabimi i analistave qadrist eshte se votuesin e ps e ngaterrojne me nje konsumator programesh ose analizash ne tv , qe e merr te paketuar dhe ambalazhuar mendimin prej elites anal itike televizive . Kjo ide e gabuar ju shtyu ju (anal isteve qadrist ) qe te shtynit shqupin brenda qadres ku edhe ngeli . Meqe beni analiza politike ,thjesht mos neglizhoni faktin se votuesit e ps jane konsoliduar si fryme pavaresisht nese shahet rama me topin klanin ,apo cdo lloj medie tjeter.

    1. @ anonymous
      Votuesit e PS-së janë ca bole që ju pëlqen t’i qijnë. I qiu PPSH-ja për 50 vjet e po vazhdon t’i qijë PS-ja. Për sa kohë qihen vazhdojnë të votojnë. Edi Rama duket të jetë i mirë në këtë punë si baba Enveri kështu që do vazhdojë për një kohë të gjatë se i kënaq votuesit. Përpara nga qirja në qirje….me falni fitorje doja të thosha.

      1. Ky anus imosi do jete jete kryetari i doçerise hajdute dhe kanabiste! Do ta hashe prasin edhe ti,megjthe zarbot e partive te tjera, qe te lene çahesh bythesh!

      1. jo nga qirja ne qirje po nga perdhunimi familjarisht sepse ato mendojne me bythe te gjithe rrofte partia ne sduam as uje drita pune vetem te jene mire shoket e partise .

  2. ter gjerat si gerdecin ,si 21 janarin,si kanabisin,si brekt e xhelilit,si jasteku i griseldes jan prodhuar ne top chanel dhe gazetare si bushati,muq nano,stefani,.gerdeci ishte i ram delijorgjit,21 janari i ram bllokut,kokain e ram qelbit.te xhitha montime komunistesh.per ket arsye jan pleh,dele,derra.lop,qenef etj si anonimus.qelbin qe ka ber negjmije gramoz ruqi xhafa,edver kristaq shullaz rama nuk e lan adriatiku e lana.

  3. Asgje e re nga fronti i Lindjes dhe i Perendimit. Busho ku jane ato femijet e pafajshem te Lushnjes dhe Shqiperise qe po vuajne per ca pak jete? Ata nuk jane qenet e Sajmirit (megjithese i duam qente). Zgjidhni keto psikopacira qe na la ne dere “i Madhi” psikopat. Njerezit me sy te bukur e shqipetare ne varferi ekstreme kane me interes se “intrigat” e tallashit te pseudo fese-politike. Jeta vjen vetem nje here, kush po jua merr ca njerezve te pafajshem kete vec pseudo-fese politike me disa emra te pevecem? Nxirrni ne cdo lajm se c’po heqin njerezit e “pAFAT” qe iu a ka caktuar fatiN POLITIKA E NDYRE DHE DO KENI kLIIIIKIME. Meqe jeta e femijeve shqiptare vlen sa nje klikim.

  4. Andi kam nje pyetje. Pakez delikate. Kur i the Cilit: “njeriu qe ka turp per ate qe eshte e ka shume veshtire te bindi te tjeret. Po pate turp per ate qe je, une nuk do dilja ne televizor”, mos e kishe ndoshta fjalen per orientim e tij seksual ndryshe?

    Sepse u krijua nje situate e sikletshme ne studio qe aludonte per sa me siper. Dhe kjo erdhi pasi i kishit nxjerre zorret njeri-tjetrit. Psh. ai permendi qe Nano te kishte perzene nga nje bar ne bllok, apo xhelozine tende ne kuader te 5-ces bllokmene.

    Pa dashur fare te paragjykoj Cilin per orientimin e tij seksual qofte ky hetero, bi apo gay, por nqs. po perdoret orientimi i tij seksual per shantazh ne funksion te fitimit te argumentit, kjo do ishte dicka shume e ulet.

  5. Me mire nje qen MIK se sa nje MIK qen.Bushat ta kam thone disa here ,lk largohu nga i paudhi,ik nga Golemi dhe shko ne Zall te Kirit .ku vete je zot edhe shkop.Frangaj shyqyr qe veshi corape te bardha se pastaj nuk ndalet,ai nuk vjedh por grabit,nje qen Mik.Edhe Fevzo qeni(sa mire do te ishte per kujdestar konvikti) ia ka zili nje qeni si Frangaj.

  6. Mund te kete njemij shejtan qe fshihen pas medjave tona por sot ato po bejne sherbimin me te mire ketij vendi. Ne mungesen e nje opozite e moralshme medja po jep shembullin e shkelqyer se si i behet opozite nje qeverie te deshtuar, te inkriminuar, dhe po na tregon se ky popull e ka nje moral qe nuk perputhet me moralin e rindjes se kryeministrit tone. Pergezime

  7. Nuk heq dot dore Bushati ne cdo “analize” te tij duke dashur te relativizoje bemat e socialisteve e te beje krahasime artificiale, pa permendur Gerdecin e 21 Janarin. Jane padyshim te dy keto ngjarje me viktima, ngjarje qe e vene ne pergjegjesi qeverine Berisha. Por te dy ngjarjet jane hetuar edhe nga specialiste te huaj e gjykata shqiptare dhe askush vec sojit te Rames e sojit te gazetareve Mero Baze, nuk ka akuzuar asnjehere Berishen si “vrases” po jane trajtuar si aksidente e pergjegjesia e qeverise, eshte vleresuar me shume morale sesa penale. Nese ne 8 vitet e qeverisjes Berisha ndodhen keto dy aksidente te medha, padyshim qe nje pjese te pergjegjesise morale e pati edhe opozita agresive e Edi Rames. A nuk ishte miku i tij biznesmeni Delijorgji ne fabriken e te cilit ndodhi aksidenti i Gerdecit ? A nuk ishte 21 Janari nje demostrate e dhuneshme kunder institucionit te Kryeministrise ? Si mund te behet krahasimi i ketyre dy ngjarjeve me ngjarjet e kater viteve te qeverise Rama ? Vetem ne nje jave te “lulezimit” te kanabisit ka pasur po aq viktima ndermjet grupeve te trafikanteve te droges sa c’pati ne Gerdec. Vetem ne nje nga ditet e “sukseseshme” te policise se Tahirit ka pasur me shume viktima nga aksidente e vrasje mafioze sesa ne 21 janar. A mund te krahasohet kriminalizimi qe i beri gjithe legjislativit e ekzekutivit Rama me dy ngjarjet qe i permend gjithmone Bushati ? A mund te krahasohet kanabizimi i gjithe Shqiperise e trafiku rekord europian i tij me Lazaratin ?

  8. O Bushat! Jo ,Henri Cili ,por edhe mundet,por ti je bere me siguri “gazi i Botes”! Ai, Henri ,te beri nje pyetje ;- ku i gjete parate qe hape lapsi.al? Ku i gjen parate apo dhe Eurot apo dollaret qe vazhdon ta kesh, duke share ,genjyer per Ramen dhe mbrojtur Salen dhe Lulen dhe gjithe PD prokuroret,gjyqtaret dhe shan policine! Ku e ke aresyen e gjithe asaj urrejtje pathollogjike per Ramen? Njeriu normal nuk duhet te urreje kaq shume sepse demton veten! Nje njeri qofte gazetar apo nip i Hysniut nuk duhet te flase me aq pasion deri ne budallallek! Meshire per ty dhe gjithe skoten tende te ndyre!

  9. @LLUKA,mos je gje me barre dhe do te lindesh ,zahmet e ke kalo njehere nga gjykata apo prokuroreria sepse foshnja mund te lindi kopil apo nuk lind kurre.A e di ti mor zoteri prej ka..i qe nuk ka vend ne jug qe nuk ka idiote nga te Saliut qe jane bere pronare deterash dhe hotelesh….Jo topi por as katjusha nuk e rregullon dot kete katrahure qe na bere reaksionari demokrat.

  10. O komentuesi Olsi! Po pse shkon deri ne Henri Cili! Shiko fotografine e Bushatit veri pak me shume floke dhe do te dilte nje fytyre femre e bukur me sy boje qielli! Po te la nje grua dhe e dyta thote publikisht se Andi i ben detyrat e tij ne menyre te sjellshme tregon se te dy jane bythqire!

  11. O Zybo ! Nuk do ta merja mundimin qe ti ktheja pergjigje marrezive qe ke shkruar por ajo qe me detyron qe te perrgjigjem, nuk eshte gjuha prej rrugaci me te cilen komenton ne adresen time, po idiotesia e shume rrugaceve qe ne vend qe te komentojne shkrimet e te japin mendimin e tyre per to, kujtojne se e krejne detyren duke share e ofenduar te tjeret. Nese ke nje fije truri, polemizo e kundershtoji me fakte ato qe kam shtruar se je shume larg qe te percaktosh se a jam apo jo me “barre”.

  12. TOP CHANNEL ESHTE VERTET SOT MEDIA ME E FUQISHME .POR MOS HARONI.MOOOOSSSSSS HARONI .
    TOP CHANNEL ESHTE PRODUKT I PUNEVE TE PISTA.kONDRABANDES SE KAFESE,PERDORIMIT PER BADIHAVA TE FREKUENCAVE DHE CPECIALITETIT TE SAJ HISTORIK SERVILIZMIT TE PESHTIRE POLITIK.

  13. Top Channel mund te kete te drejte aktualisht por perseri media plehre ngelet!
    Ajo e solli Ramen ne pushtet, le ta mbaje tani.

  14. O njerez, ende nuk e kuptoni rrezikun qe vjen nga ky pazarxhi i rendomte qe quhet EdRama? A jeni me te pasur sot se ne 2013? Po ne 1998 a kishit me shume para qe sapo ishin shembur piramidat? Te ishte gjalle Tani i Topit do ta kishit pare kete kryeminister bythelepires ju se cdo bente qe eshte gati te beje marreveshje gjithcka per te qendruar ne pushtet, ky vemje e ndyre pa shtylle kurrizore ku mendoni ju se do i marre parate te qendroje ne pushtet kur borxhe me nga jashte nuk i japin me ? Ne kurrizin tuaj, do t’ju shtrydhi mire e mire o burra te mbaruar qe i jepni voten e mbeshtetjen dikujt qe kuptohet qarte sa i peshtire eshte! Keta myqet mbi 55 vjec qe e votojne symbyllur mos befshin hajer se na morren me qafe te gjitheve..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *