• |
ide | kryesore

Rama punëson një tjetër ish-kryeministër si këshilltar të jashtëm

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri kroat Zoran Milanoviç është një nga këshilltarët e kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Lajmi raportohet nga mediat kroate, duke iu referuar gjithashtu asaj çfarë tha një ditë më parë vetë kryeministri Rama në konferencën për ditët e medias.

I pyetur për raportin e rij me ish-kryeministrin kroat dhe në mënyrë të veçantë nëse ai ishte një prej këshilltarëve për çështjen e integrimit në BE, Rama dha këtë përgjigje.

“Kroacia është e jashtëzakonshme, për ne është një shembull fantastik i mënyrës se si ta ndjekim këtë ambicie. Dhe kur bëhet fjalë për Zoranin është një mik i madh, i kam kërkuar këshillim kur ka qenë kryeministër, dhe do t’i kërkoj këshillim sa herë ta takoj, Dhe më duhet t’i them se ai është kaq i mirë me mua se asnjëherë nuk është i vonë kur jep këshillat e tij”.

Deri më tani si këshilltar i Edi Ramës ka qenë ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair, i cili ka qenë ditët e fundit në kryeqytetin shqiptar. Po kështu është përfolur si këshilltar i jashtëm edhe ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Sakashvilli. Megjithatë kontratat apo termat e bashkëpunimit në mes palëve nuk janë bërë publike asnjëherë.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *