• |
ide | kryesore

Rama i quan ‘kazan’, Vlahutin merr në mbrojtje gazetarët: Paguhen 300 euro në muaj dhe shkarkohen me një sms

Lajme, Të fundit



Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin duke folur në konferencën ‘Ditët mediatike të Ballkanit perëndimor’ ka marrë në mbrojtje gazetarët në Shqipëri, për të cilët tha se janë të keqpaguar dhe në shumë raste situata arrin deri aty sa shkarkohen vetëm me një sms.

“Është shumë e vështirë të jesh gazetar me 300 euro në muaj dhe që mund të pushohesh me një mesazh. Por duhet të kemi parasysh që jo çdo njeri që flet është një gazetar dhe jo çdo hapësirë është një media. Duhet të ndahet kjo gjë. Duhet patjetër një mbështetje financiare. Janë tregje shumë të vogla që nuk mund të vetërregullohen, dhe është e rëndësishme që ne si BE duhet të investojmë. Kjo do të nxiste konkurrencën e ndershme dhe do të edukonte brezat e ardhshëm”, tha Vlahutin.

©LAPSI.al



1 Comment

  1. Vlahutin do ta ket mire me gazetaret….prononcohet per ta (shume mire bene) dhe nuk prononcohet fare per drejtesn, prokurorin, per drogen, per narko shtetin…per tepsit e kazanet….eh dhe ajo eshte me garuzhde ne dore…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *