• |
ide | kryesore

Rama thotë: “Natën e mirë” me një tjetër sulm ndaj mediave

Lajme, Të fundit



Edi Rama po kalon në një fazë tjetër në konfrontimin me mediat. Duke i etiketuar sërish si kazan, Rama postoi një foto në Facebook ku përdor taksat për t’i bërë një ‘fact check’ konkluzioneve të supozuara të mediave.

Ai përmend taksën e biznesit të vogël, ku thotë se ndryshe nga katër vite më parë, tani ajo është zero, dhe fton ndjekësit e tij në Facebook të dalin të pyesin në një dyqan afër shtëpisë së tyre nëse kjo që thotë është e vërtetë.

Sistemi i taksave në Shqipëri ka konfonduar shpesh opinionin publik për shkak të kompleksitetit që mbart. Jo të pakta kanë qenë rastet kur panelet e emisioneve televizive kanë vluar në diskutime për taksat.

Sot, Rama i vuri në gojë kazanit frazën: “Taksat janë rritur.” Por, në përgjigjen e tij është treguar më i kujdesshëm. Ai e kanalizon atë drejt taksës së një sektori, konkretisht binzesit të vogël.

Për të dytën mbrëmje radhazi, kryeministri zgjodhi të sulmojë mediat. Dje ai habiti me postimin që bëri ndaj televizionit flamurtar të kauzave të tij për vite me rradhë, Top-Channel. Ky televizon tani u kthye në ‘jo të besueshëm’ për Ramën. Sot, sulmi ishte më i koklavitur. Në shënjestrën e Kryeministrit ishte i gjithë grumbulli i kazanëve. ©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. Nuk ka gje me mediat ato i ka blere tashme te gjitha , thjesh kerkon te heqe vemendjen nga gjethja magjike qe po mbyt europen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *