• |
ide | kryesore

Si i justifikoi Lefter Sota 863 mijë euro në Prokurori

Lajme, Të fundit



Biznesmeni Lefter Sota, përmes avokatit të tij, dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një dokument për hetuesit, që shpjegon burimin e 863 mijë eurove që u sekuestruan në makinën e djalit të tij, Orest Sota.

Një burim për Top Channel theksoi se në këtë material janë bashkangjitur edhe fatura, si dhe një historic transfertash. Aty shpjegohet se nga vjen shuma e eurove, që jashmë janë bllokuar në një llogari bankare të hapur nga Prokuroria, metodë që ndiqet në raste të tilla.

Sipas këtyre burimeve, biznesmeni Sota ka bashkëngjitur, edhe historikun e kompanive të themeluara prej tij dhe anëtarëve të familjes, fitimin dhe aktivitetin.

Sipas burimeve, në material janë referuar të dhëna të plota, veçanërisht për shoqërinë “Ikona” që i përket Lefter Sotës dhe që rezulton të ketë marrëdhënie financiare me shoqërinë “Kurum”.

Orest Sota deklaroi se sasia e parave që iu gjet në makinë do të përdorej për të blerë disa mijëra ton hekur tek kompania “Kurum”, por administratoja e kësaj kompanie kundërshtoi këtë pretendim, pasi sipas saj, kjo kompani nuk kryen transaksione të të tilla shifrave duke shmangur banOrest Sota i është shtuar dosjes “Habilaj” përderisa në makinën e tij u gjetën dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.



1 Comment

  1. prit kur qunat e tahirit e kriminelet e rames ti nxjerrin keto para si letra higjenike.se rama i ka qef te fshij prapanicen me letra te vizatuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *