• |
ide | kryesore

Takimi kokë më kokë me Bashën, Hahn kërkoi nga Romana Vllahutin të largohet

Lajme, Të fundit



Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn nuk e kishte parashikuar që takimi me Lulzim Bashën do të zgjaste më shumë se dy orë në zyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike. Mendohej se takimi do të ishte një takim diplomatik rutinë, me rastin e vizitës së tij në Shqipëri. Por Lapsi.al mësoi se në një moment të takimit, Hahn i ka kërkuar Lulzim Bashës që biseda të vazhdojë vetëm për vetëm. Në këtë moment delegacioni që e shoqëronte është larguar dhe Hahn ka vazhduar takimin me Bashën për të qëndruar për rreth 2 orë me këtë të fundit. Në vizitën në selinë e PD-së, Hahn shoqërohej nga Romana Vllahutin, shefja e delegeacionit të BE-së në vendin tonë. Ajo u largua shumë më herët nga selia e PD-së, sesa Hahn thanë burime pranë PD-së.
Një takim kokë më kokë, Lulzim Basha e pati disa ditë më parë me Ministrin e Brendshëm italian, Marko Miniti, që erdhi në Tiranë pas arrestimit të bandës së Habilajve. Mesazhi i Marko Minitit ishte një nxitje e policisë për të arrestuar të paprekshmit.© Lapsi.al



1 Comment

  1. vllahutine mao LU ce dun nga krimi qe i ka kapur si edvinin edhe ne qenef koken shtijn ,se nuk kan alternativ,burgu ne usa e kroaci i pret si thik mbi kokkur te bien qelbesirat bien edhe krymbat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *