• |
ide | kryesore

Top Channel sulmon sërish Ramën që në lajmin e parë

Lajme, Të fundit



Top Channel e ka goditur sërish Edi Ramën që në lajmin e parë. Sot, shkak për reagimin e ashpër të Topit është bërë statusi i djeshëm i kryeministrit, që e konsideronte një media kazani dhe një ekran të pabesueshëm. Më shumë se kaq, strategët e komunikimit të Ramës shpërndanë një lajm sipas të cilit, zemërimi i zonjës Hoxha, pronares së këtij kanali, vjen nga fakti se shefi i qeverisë, i cili ka vendosur të mos e trajtojë pushtetin si tepsi dhe të mos i japë si dhuratë Top Channel vendin e artë të Drejtorit të Postave.  Pra nënteksti qe i qartë se Top Channel është një kazan më tepër që i lëviz politikat e tij editoriale sipas interesave të pronares së tij.

Në këtë klimë përplasjeje, Top Channel ka bërë kronikën e pestë në gjashtë ditë, me tone kritike ndaj Ramës (lexo shkrimet dhe analizen poshte). Ai ka kujtuar se në të shkuarën, që nga Gërdeci e deri kur u rrëmbyen votat e Bashkisë së kryeqytetit, ky televizion ka mbështetur qëndrimet e opozitës. Ai ka kujtuar se nga ky ekran janë denoncuar mëkatet më të mëdha të pushtetit të Berishës, duke theksuar me nënkuptim se atëherë Rama nuk e quante kazan.

“Top Channel nuk është një portal. Është televizioni me i besueshëm në vend. Është televizioni që transmetoi me zë dhe me figurë çfarë ndodhi në Gërdec, çfarë ndodhte në qeverinë Berisha, çfarë ndodhi në 21 janar, apo si ndryshoi rezultati i 8 majit për Tiranën, siç ishte po Top Channel që hetoi si paguheshin votuesit të vinin e të votonit në zgjedhjet lokale të 2015, apo siç ishim të parët që sollëm në Shqipëri dosjen hetimore të Katanias për klanin Habilaj.

…sepse lajmi më parë kalon nga ne, Dje, Sot dhe Nesër. Sa për besueshmërinë e Topit, Dje, Sot dhe Nesër, e lëmë më mirë të gjykojnë shqiptarët” thuhej në kronikën e sotme të Topit”. ©Lapsi.al



2 Comments

  1. Shiko cfare shkruan TCH:

    “… është hera e parë që një kryeministër tenton të reduktojë në përplasje lapsusesh sintaksore shigjetimin e televizionit më të besueshëm në vend…”

    Me gjeni lapsusin sintanksor tek fjalia me poshte:

    “Gjithashtu, konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin Hahn nuk u transmetua siç transmetohen rëndom aktivitetet e Kryeministrit përmes kanalit të tij personal televiziv ERTV.”

    Kur ju them qe ne vend qe te pranoni deshtimin, nxeheni dhe zhyteni akoma me teper, egzaktesisht per kete e kam fjalen.

    Xhafo thjesht duhet te thoshte: i kerkojme ndjese publikut dhe kryeministrit per kete pasaktesi, por kjo nuk ndryshon thelbin e permbajtjes te editorialit tone.

    Por cfare ben Xhafo?! Nxehet Dhe ne vend qe te kerkoje falje, zhytet akoma me teper duke e konsideruar publikun budalla. Por publiku nuk eshte budalla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *