• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Si e vrau me thikë grekja, fqinjin shqiptar 35-vjeçar (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë u regjistrua gjatë natës së kaluar në Kretë të Greqisë. Një shqiptar 35-vjeçar u vra me thikë nga një fqinje e tij greke. Emri i viktimës nuk bëhet i ditur, por mediat helene kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja. Ishte ora 1 e natës kur shqiptari ka dëgjuar të bërtitura në hyrje të shtëpisë së tij dhe për këtë ka dalë jashtë. Grekja, që njihej si përdoruese droge ishte duke fyer dhe ofenduar gjithçka dhe këdo që i dilte përpara. Shqiptari është afruar duke tentuar ta qetësojë, por ajo ka marrë një thikë dhe e ka goditur shqiptarin në gjoks. Goditja ka qenë fatale. Megjithëse u lajmërua ambulanca shqiptari, baba i dy fëmijëve nuk mundi të jetojë. 26-vjeçarja greke u arrestua menjëherë. Ajo është e njohur për policinë pasi në të kaluarën është arrestuar për grabitje. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *