• |
ide | kryesore

Dy gra shqiptare kapen me armë dhe drogë në Itali

Lajme, Të fundit



Mediat italiane kanë dhënë detaje nga një operacion i policisë italiane që ka çuar në pranga 2 gra shqiptare. Operacioni është zhvilluar në Santeramo pasi në shtëpinë e tyre u gjet kokainë. Emrat e të arrestuarave nuk bëhen të ditur por mosha e tyre është 71 dhe 21 vjeç. Gjatë kontrolleve në banesa është gjetur një sasi e madhe armësh dhe droge. Mediat italiane shkruajnë se janë sekuestruar 3 pushkë dhe 5 kg drogë, që arrinin vlerën e rreth 100 mijë euro. Është gjetur dhe 4.35 kg heroinë ndërsa në një kërkim të mëtejshëm janë gjetur dhe 500 gr kokainë si dhe 8 gr marijuanë. Gratë akuzohen për trafikun e sasive të mëdha të drogës dhe armëmbajtje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *