• |
ide | kryesore

Gjykata sekuestron tre banesa në emër të deputetit

Lajme, Të fundit



Tri banesa të blera nga Milaim Zeka në Prishtinë, janë sekuestruar nga shteti, raporton KTV.
Paratë për blerjen e këtyre banesave, dyshohet se kanë prejardhje nga mashtrimi që Milaim Zeka dhe partneri i tij, Ilir Krasniqi u kanë bërë 920 kosovarëve me viza pune në Gjermani.

Sekuestrimi i banesave është bërë të premten me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Avokati i tij mbrojtës Gazmend Halilaj ka thënë për KTV-në se pasuria e ngrirë e Zekës nuk korrespondon me asnjë fakt të vetëm e cila në çfarëdo mënyrë mund të jetë e fituar nga veprime penale.

Sipas tij për këtë pasuri as Zeka e as vetë ai si avokat nuk janë të njoftuar për hetimet që janë bërë për pasurinë e Zekës.Ai ka thënë se ky veprim është në kundërshtim të plotë me parimet bazë të drejtësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *