• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Një tjetër i arrestuar për 1.5 tonët e drogës së kapur në Vilun

Lajme, Të fundit



Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës kanë arrestuar para pak minutash në Lezhë një tjetër të shpallur në kërkim për 1.5 ton drogë të zbuluar në një hambar në plazhin e Vilunit pranë Velipojës. Lapsi.al mësoi se në pranga ka rënë F.M, 32-vjeç nga Këlcyra e Përmetit. Më herët 5 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 2 të tjerë mbeten në kërkim. Mes të arrestuarve është edhe një oficer policie i cili kishte dalë garant për transportin e drogës. Ai quhet Enriko Zyle, efektiv te Policia Kufitare Tiranë. Të arrestuarit e tjerë janë Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër, Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, banues në Orikum Vlorë, Genti Dano, 35 vjeç, banues në Selenicë Vlorë dhe Dervish Gjolekaj, 32 vjeç, banues në Dukat Vlorë. Në kërkim mbetet J.B, 20 vjeç, banues në Orikum Vlorë dhe GJ.N, 44 vjeç, banues në Lezhë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *