• |
ide | kryesore

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipëria i jep Kosovës një pikë doganore në Durrës

Lajme, Të fundit



Javën e ardhshme me datë 27 nëntor Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e përbashkët në të cilën do të diskutohet bashkëpunimi në fushën e ekonomisë si dhe mundësia e hapjes së një pikë doganore të Kosovës në portin e Durrësit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Halil Matoshi ka konfirmuar për Indeksonline se mbledhja mbahet në qytetin  e Korçës, në të cilën pritet ratifikimi i disa marrëveshjeve ku fokusi thelbësor i kësaj mbledhje do të jetë shkëmbimi ekonomik.

“Është krijuar një traditë e mirë që të mblidhen dy qeveritë ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, dhe në këtë vazhdë, mbledhja e radhës do të mbahet në Korçë ku në fokus do të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve për lehtësira për bizneset nga e të dyja shteteve”, ka thënë Matoshi.

Ka theksuar gjithashtu se si pikë e rendit të kësaj mbledhje do të jetë edhe hapja e një pike e cila do të merret më çështjet doganore në Durrës.

“Do të bisedohet edhe për mundësinë e hapjes së një pike e cila do të merret me çështjet doganore mirëpo gjithnjë edhe kjo do të jetë në funksion të marrëveshjeve përkatësisht një bashkëpunimi më të thelluar midis dyja shteteve. Sigurisht që republika e Shqipërisë jo vetëm në sensin politik por edhe atë ekonomik brenda kapaciteteve të veta do ti dal në mbrojtje Kosovës”, ka përfunduar Matoshi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *