• |
ide | kryesore

Nepotizmi, dhëndri i Haradinajt emërohet në krye të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Lajme, Të fundit

Burri i motrës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Liridon Dërvishaj, është zgjedhur njeriu që do t’i menaxhojë paratë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, institucion ky që do të ketë të hyrat më të mëdha në Kosovë pas Doganës e Administratës Tatimore.


Para disa ditësh 27-vjeçari Dërvishaj ka marrë pozitën e drejtorit të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në kuadër të Agjencisë për Financimin e Shëndetësisë (AFSH), shkruan sot Koha Ditore.


Agjencia është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Me nisjen e mbledhjes se premiumeve për Sigurime Shëndetësore, Agjencia do të shndërrohet në fond të pavarur dhe pritet të bëhet institucioni i tretë me i rëndësishëm financiar në Kosovë.

1 Comment

  1. qelbet si rama,ramushi,xhafa ,thaqi,quqi,ruqi,veseli etj vetem te vjedhin,vrasin,trafikojn e kokain te nbjellin dijn.mir kur nuk e ka bere te birin 9 vjeqar ramushi minister e rama zahon keshilltar.qfare nuik pret prej kriminelve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu