• |
ide | kryesore

Rama porosit dibranët: Kush ka ‘iPhone’ e fusë qeverinë në xhep, shkarkoni aplikacionin

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Dibër një dëgjesë publike për cështjen e buxhetit të vitit 2018. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, u ka kërkuar të regjistrohen te platforma e bashkëqeverisjes me qytetarët.

“Kush ka ‘iPhone’ e të shkarkoj aplikacionin. S’ka nevojë të vijë në Tiranë. E ka qeverinë në xhep. Cdo ankesë shkon te ministri. Aty ka një ekip që punon vetëm për llogari të njerëzve të zakonshëm. Ata që janë të moshuar kanë nipa nga 4 vjeç e lart, që dinë të përdorin internetin më mirë sesa ministri i Financave”, tha Rama.

Më tej kryeministri foli për Rrugën e Arbërit e cila sipas tij do të mbarojë në fund të këtij mandati. Me përfundimin e këtij investimi, Dibra do të jetë një lagje e Tiranës tha Rama.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *