• |
ide | kryesore

300 milion lekë në banesë, avokati i gjykatësit zbulon burimin e parave

Lajme, Të fundit



Avokati i gjyqtarit Shkëlqim Miri, Ardian Visha, deklaroi për mediat se klienti i tij është diagnostikuar disa muaj më parë me tumor në kokë dhe për këtë arsye i janë nevojitur një shumë parash për ndërhyrje kirurgjikale. Të afërm të tij e kanë ndihmuar të grumbullojë shumën e nevojshme.

Visha ka zbuluar fakte të reja dhe informacione në lidhje me çështjen për të cilën akuzohet klienti i tij por edhe për 300 milion lekët e gjetura në banesë.

“Shuma e konsiderueshme është relative në kohën e kapitalizmit, ky gjyqtar ka 25 vjet që punon me një rrogë të konsiderueshme, bashkëshortja e tij punon. Ka një problematikë madhore shëndetësore , është ekzaminuar në mars dhe konkretisht në ditët që është pretenduar marrja e njerëzve të afërt të njerëzve të gjakut të tij, dhe është konfirmuar në fund të majit në Gjermani  se ky gjyqtar vuan nga tumori në kokë.Nuk është paraja e tij e gjitha. Një pjesë ishin të tijat ndërsa të tjerat ishin pjesë e një marrëveshje kontraktuale me një familjarë. Parat do të përdoreshin për kurimin e tij.  Po të kishte prova për arrestim ta bënin para kontrollit të banesës ose paralelisht, jo kështu. Para së gjithash kërkonim nga prokuroria të mbështeste në prova qëndrimin e saj e të interpretoi pse kontroll banese në nëntor për një ngjarje të ndodhur në maj? Parat e gjetura janë të familjarëve të gjyqtarit. Veprimi është i ligjshëm,” tha avokati Visha.

Miri akuzohet se ka tjetërsuar një vendim, nga “vrasje” në “plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”, dhe për këtë gjë ka marrë një shumë parash si shpërblim.

Shkëlqim Miri u ndalua për dyshimet e korrupsionit, ndërsa në banesën e tij u sekuestruan gjatë kontrollit me vendim gjykate 174 mijë eurë, mbi 10 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë. Hetimet për të kishin nisur në janar 2017, pas informacioneve se gjykatat shqiptare po i jepnin lirinë Gentian Dodës, i akuzuar për vrasje dhe i ekstraduar nga Amerika 5 vjet më parë. 46-vjeçari nuk i ka pranuar akuzat ndërsa në pranga kanë përfunduar edhe 2 persona të tjerë që akuzohen si sekserë në këtë aferë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *